BE mohon Bogdanovic: Asnje grup pune per veriun e Kosoves
PRISHTINE- Misioni i BE-së për sundimin e ligjit përgënjeshtron ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, për, arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e grupeve punuese në fushën e doganave, drejtësisë dhe policisë.
Zyrtarë të EULEX-it thonë se se bisedimet e shefit të misionit, Yves de Kermabon, me zyrtarët serbë u përqëndruan në normalizimin e punës në Gjykatat në veri dhe se ato do të vazhdojnë në një të ardhme të afërt.
Sipas BBC-së bisedimet për çështjen e Gjykatave në veri, mes EULEX-it dhe autoriteteve serbe, do të vazhdojnë javën e ardhshme në Beograd dhe se një pajtueshmëri për rifillimin e punës në Gjykatat, që cilësohen shumëkombëshe, mund të arrihet brenda një periudhe të shkurtër.
Ndryshe, deklaratat e misionit evropian për sundimin e ligjit, pasuan pohimet e ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanovic i cili tha se është arritur një marrëveshje me shefin e EULEX-it, për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese dhe se takimet e tyre do të jenë të shpeshta në javët e ardhshme.
Zyrtarët serbë u takuan të mërkurën në Beograd zotin de Kermabon për të diskutuar një numër çështjesh, përfshirë edhe atë të Gjykatës në veri, e cila nuk ka arritur të funksionalizohet që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dy vjet më parë.
Zyrtarë të misionit të EULEX-it, i cilësuan bisedimet për Gjykatat në veri si pozitive, konstruktive dhe të sinqerta por mohuan të jetë arritur çfarëdo marrëveshje për krijimin e grupeve punuese për çështjen e drejtësisë, policisë dhe të doganave.
Vizita e zotit de Kermabon në Beograd, erdhi pas bllokimit të bisedimeve në nëntor të vitit të kaluar kur autoritetet serbe shtruan një numër kushtesh për zhbllokimin e punës së gjykatave.
Autoritetet në Prishtinë ndërkaq thonë se çështja e funksionalizimit të gjykatave në veri kërkon zgjidhje urgjente, por sipas tyre, kjo është çështje e brendshme e Kosovës.
(s.g/bbc/Balkanweb)