E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, PS do marre pjesë, por në fund të seancës

TIRANE-Pak orë para se Kuvendi të mblidhet në seancën e radhës, PS konfirmon pjesmarrjen në punime. Grupi parlamentar socialist që u mblodh sot paradite vendosi që PS të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare, por me kushtin që socialistët të paraqiten në Kuvend vetëm në përfundim të seancës. Ata do të kërkojnë vetëm të diskutojnë për kalendarin javor, me qëllim për të futur dy nismat e PS për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Pas betimit nëj seancë më aprë, kjo është hera e dytë që deputetët sociaslistë shkelin në Kuvend pas bojkotit disa mujor që I bënë punimeve të Kuvendit.

Parlamenti do të mblidhet në seancë pasditen e sotme, ndërsa nuk dihej nese Partia Socialiste do të jetë e pranishme me deputetet e saj në sallën e seancave plenare. Kjo pasi pas konferences se kryetareve të dy ditëve me parë ku u vendos per nismat ligjore, kreu i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci nuk dha asnje pergjigje nese PS do të ishte apo jo në parlament.
Sot mazhoranca ka vendosur ne kalendar si piken e pare te rendit te dites miratimin e projektligjit per ngritjen e gjykates administrative, nje iniciative qe ka mbetur e pamiratuar per shkak te mungeses se kuorumit te 84 votave ne Parlament. Pas berjes se betimit te deputeteve te opozites, mazhoranca e konsideron miratimin e ketij ligji, te kerkuar me ngulm nga biznesi, si nje prove per opoziten, edhe per shkak se gjykata administrative eshte nje kusht ende i paplotesuar per liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›