E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu e Thaci pershendesin fqinjet per njohjen

Prishtina zyrtare pershendet vendimet e Maqedonise dhe Malit te Zi, per njohjen e pavaresise se Kosoves. Vendimi per njohjen e shtetit fqinj eshte marre dy dite me pare. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci, si dhe udheheqes te opozites kane pershendetur vendimet. Ata thane se tani rajoni po nderton nje paqe e stabilitet me te qendrueshem.

Sejdiu

Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi dje, se njohja e Kosoves nga fqinjet do ta pershpejtoje integrimin e vendeve te rajonit ne strukturat e NATO-s dhe Bashkimin Evropian. "Qytetaret dhe institucionet e Republikes se Kosoves besojne fuqishem se njohja e pavaresise sone nga keto dy vende fqinje, do te ndikoje drejtperdrejt ne pershpejtimin e procesit te integrimit te vendeve tona ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO", ka thene Presidenti i Kosoves. Ai tha se dje u kishte telefonuar presidenteve te Maqedonise dhe Malit te Zi, te cileve u kishte shprehur falenderimin dhe mirenjohjen per hapat e tyre per ta njohur Kosoven e pavarur. "Njohja e pavaresise se Republikes se Kosoves nga dy vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, eshte nje akt shume i rendesishem, qe do ta thelloje edhe me teper bashkepunimin tone shume te mire me keto dy vende, si dhe do te ndikoje ne forcimin e paqes dhe te stabilitetit ne kete pjese te Evropes dhe te botes". Synimet e perbashketa per punen e suksesshme te institucioneve demokratike, per fqinjesi te mire dhe per integrimet euroatlantike, sipas Sejdiut, jane themelet me te shendosha per marredheniet tona ne te ardhmen. "Republika e Kosoves eshte e perkushtuar t'i mbaje zotimet qe ka dhene per garantimin e plote te se drejtave dhe lirive se te gjithe qytetareve te saj. Ne kete kontekst, theksojme se pervoja e Malit te Zi dhe e Maqedonise per krijimin e institucioneve demokratike dhe per arritjen e standardeve nderkombetare do te jete shume e dobishme per ne", ka theksuar Kreu i shtetit te ri.

Thaci

Duke falenderuar qeverite e ketyre dy vendeve, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, vleresoi se njohja e Kosoves nga Podgorica dhe Shkupi do te ndikoje ne pershpejtimin e njohjeve te tjera per Kosoven. Njohja e Kosoves nga dy vendet fqinje, Mali i Zi dhe Maqedonia, eshte shume e rendesishme per stabilitetin dhe per perspektiven e pergjithshme te rajonit. Ne emer te institucioneve te Kosoves, kryeministri kosovar, falenderoi qeverite e ketyre dy vendeve. Ai theksoi se vendimi i Maqedonise dhe Malit te Zi per njohjen e Kosoves nuk eshte drejtuar kunder askujt, duke aluduar ne pakenaqesite dhe reagimet e Serbise. Thaci i cilesoi te pergjegjshme vendimet e Podgorices dhe Shkupit. "Vendimet i Malit te Zi dhe Maqedonise per Kosoven shtet e forcon edhe me teper paqen dhe stabilitetin dhe bashkepunimin rajonal. Ky vendim lehteson dhe pershpejton integrimin e vendeve tona ne BE dhe ne NATO", deklaroi kreu i ekzekutivit. Si pergjigje, Thaci premtoi se Kosova do te ndertoje raporte shume te mira me vendet e fqinje, duke mos e perjashtuar as Serbine. "Kosova si shtet punon dhe eshte e gatshme te kete raporte bashkepunimi me Serbine, per interesat e dy vendeve dhe dy popujve tane", theksoi ai. Kryeministri vleresoi se vendimet e Podgorices dhe Shkupit ndikojne edhe ne ndryshimin e afrimit te vendeve, qe ende hezitojne ta njohin Kosoven, duke u shprehur i bindur se procesi i njohjeve do te vazhdoje. Kryeministri hodhi poshte mundesine qe ceshtja e demarkacionit te mund te pengoje bashkepunimin mes dy vendeve. "Ceshtja e demarkacionit ka shkuar ne menyre te suksesshme ne takimin qe kane pasur komisioni yne me ate te Maqedonise, me mbeshtetjen nderkombetare. Ndersa ndonje veprim i improvizuar nuk do te mund te ndikoje ne raportet e shkelqyeshme ne mes autoriteteve tona dhe vendeve fqinje", vleresoi Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›