Parlamenti shpreh mirenjohjen
Vendimet e Shkupit dhe Podgorices jane pershendetur dje edhe nga Parlamenti i Kosoves. Deputeti opozitar nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, thote se njohja nga vendet fqinje ka nje domethenie shume te madhe. "Njohja nga ana e Maqedonise dhe Malit te Zi eshte shume me domethenie, sepse edhe shtetet, te cilat kane mundur te kene rezerva, lidhur me stabilitetin dhe sigurine ne rajon, me rastin e pranimit i kane hequr keto dilema", tha Isufi. Nderkohe, Milan Ivanovic, nje perfaqesues politik i komunitetit serb nga pjesa veriore e Kosoves, thote se Mali i Zi dhe Maqedonia kane marre vendime te rrezikshme qe, sipas tij, ishin ndikuar nga perendimi, pas miratimit te rezolutes serbe ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, me te cilen pavaresia e Kosoves dergohet per interpretim para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.