Kapet shqiptari per grabitje banke
ASKOLI PICENO - Policia italiane ka ndaluar nje nga te dyshuarit per vjedhjen e bankes "Banca delle Marche", ku mbeti i plagosur dhe nje punonjes sigurie. Behet fjale per nje 18-vjecar nga Shqiperia, emigrant ne Italia. Sipas te dhenave, i riu me inicialet D. F., qytetar shqiptar, eshte nje nga dy personat qe grabiten banken ne daten 5shtator, te ketij viti. Gjate kesaj ngjarjeje ngeli i plagosur dhe nje punonjes sigurie, i institucionit. Nderkohe qe policia tha se eshte duke bere hetime intensive per gjetjen e bashkepunetorit te te ndaluarit. Karabinieret e berthames operative te komandes provinciale te Askoli Piceno, pasi kane bere hetime te shumta kane mundur te identifikojne njerin prej autoreve te grabitjes se bankes, ne vendin e quajtur porti i San Giorgio, duke sjelle deme per banken, "Banca delle Marche". Mengjesin e 5 shtatorit, dy personat qe kane bere grabitjen, njeri prej te cileve shqiptari 18-vjecar, te armatosur perpara se te merrnin parate qe kane gjetur ne kase, kane plagosur nje prej punonjesve te bankes. Hetimet qe po drejtohen ne bashkepunim dhe me policine e San Giorgio, kane arritur ne perfundimin, se nje nga grabitesit e bankes. Nderkaq qe gjate hetimeve policia ka mundur te grumbulloje dhe prova qe rendojne mbi te dyshuarin. Sipas te dhenave te policise, mbi te riun rendon akuza e "grabitjes se bankave", nderkohe qe jane duke vazhduar hetimet per te ndaluar dhe personin tjeter qe ka qene me te gjate vjedhjes me dhune. Policia tha se, eshte duke mbledhur prova te shumta qe i arrestuari si i dyshuar per grabitjen te mos lihet i lire.
Artan Cena
Artan Cena