E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndalon importin e naftës nga Siria

Bashkimi Europian ka vendosur ndalimin e importeve të naftës siriane, një tjetër përpjekje kjo për të shtuar presionin mbi regjimin e Bashar al Asadit. Liderët e BE-së kanë rënë dakort në parim me sanksionet e reja pas përfundimit të një takimi të ekspertëve europianë mbi këtë temë në Bruksel. Sipas zyrtarëve të Brukselit vendimi për ndalimin e produkteve të naftës nga Damasku ka marrë mbështetjen e 27 vendeve anëtare të BE-së. Por edhe Shtetet e Bashkuara mbështetën vëndimin në një kohë kur opozita siriane ka njoftuar themelimin e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, i cili përbëhet nga 94 anëtarë. Presidenti i Këshillit Nacional të Tranzicionit sirian është zgjedhur Burhan Ghaliun, intelektual i njohur, i cili jeton prej dhjetëra vitesh në Francë.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se "komuniteti ndërkombëtar është duke kërkuar gjithnjë e më shumë fundin e dhunës". Në Siri ndërkohë, dhuna ka vazhduar. Një seri sulmesh më tanke dhe autoblinda në kryeqytet dhe në provincën veriore të Idlibit, ka përfunduar me vdekjen e të pakten 6 personave. Tani Kombet e Bashkuara e vendosin në më shumë se 2.200 bilancin e të vrarëve që nga fillimi i rebelimit ndaj Asadit në muajin mars.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›