Incident ajror në Lituani, përplasen dy avionë

Një incident ajror është shënuar sot në Lituani ku një avion i NATO- s është përplasur me një avion luftarak vendas.
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti mediatik BBC i cili thekson se pas përplasjes piloti francez i NATO-s mundi ta ulë në tokë avionin ndërsa ai lituanez u detyrua të hidhej në liqenin Rekyva.
Mësohet se nga incidenti nuk ka të lënduar pasi të dy pilotët kanë mundur të shpëtojnë pa dëmtime serioze.