E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Gruevski e Papandreu takohen në shtator

Gjatë muajit të ardhshëm pritet një nismë e re e e negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit midis kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu.

Gruevski dhe Papandreu pritet të takohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 66 të OKB-së në Nju Jork, që do të mbahet më 13 shtator.

Nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski kanë vërtetuar se kryeministri do të udhëtojë në Nju Jork i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Nikolla Popovski.

Sipas mediave maqedonase, nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimiç janë dhënë sinjale se për impulse të reja për rifillimin e negociatave për kontestin e emrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›