E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA bllokon propozimin e Rusisë për Kosovën

Rusia nuk do të mund të publikojë në Këshillin e Sigurimit një deklaratë që dënon aktet e Prishtinës në raport me veriun ndërsa që kjo të mos ndodhë do të përkujdesen Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton Blic, SHBA do të bllokojë miratimin e tekstit që Rusia ia ka ofruar Këshillit të Sigurimit.

“Në deklaratën presidenciale që ka sjellë Rusia ekzistojnë qëndrime që SHBA-ja nuk i pranon, ndërsa shtetet e tjera perëndimore nuk ofrojnë shumë rezistencë” thuhet në deklaratë.
Gjithashtu më tej theksohet se EULEX-i dhe KFOR-i duhet që në mënyrë strikte të sillen në mënyrë neutrale ndaj statusit dhe SHBA-së pasi se vetëm UNMIK-u mund të sillet në mënyrë të tillë. SHBA-ja është edhe kundër qëndrimit rus se duhet dënuar në mënyrë eksplicite autoritetet në Prishtinë, për dërgimin e njësive speciale në në veri”, shkruan sot Blic.

Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën u shty për ditën e sotme për shkak të uraganit Irene i cili shkaktoi dëme të mëdha në një pjesë të SHBA-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›