E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina diskuton pë perspektivën evropiane

Aspiratat e Ukrainës për integrime evropiane pritet të dominojnë bisedimet e sotme ndërmjet presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, dhe homologut të tij polak, Bornisllav Komorovski.

Dy udhëheqësit do të takohen në qytetin bregdetar Jurata, në veri të Polonisë.

Ata pritet të diskutojnë për mënyrat se si Polonia, e cila aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të BE-së  mund ta ndihmojë Ukrainën për arritjen e marrëveshjes së stabilizim asociimit.

Mediat supozojnë se Komorovski mund të ngrejë çështjen e arrestimit të ish-kreyeministres ukrainase, Julia Timoeshenko, nën akuzat për “shpërdorim detyre”.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për arrestimin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›