E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndihmon Tunizinë

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 17:00

Bashkimi Evropian do të mbështesë Tunizinë gjatë procesit zgjedhor dhe ndërtimin e demokracisë. E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme, Catherine Ashton, i tha gazetës "Welt am Sonntag" se aktualisht po punohet në ndërmarrjen e masave të ndryshme, të cilat do të ndihmonin vendin në këtë fazë tranzicioni dhe do të zbusnin problemet sociale.

E rëndësishme është që të ketë një kalim paqësor në demokraci.

Sot kryeministri i diskutueshëm tunizian, Mohamed Ghanouchi, e bëri të qartë se është në dispozicion si kryeministër vetëm gjatë fazës tranzitore deri tek formimi i strukturave demokratike në vend.

Ai theksoi se angazhohet për organizimin e shpejtë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare dhe se pastaj do të tërhiqet nga politika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›