Milito mungon për dy ndeshje

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:52
Sulmuesi i Interit, Diego Milito do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të lëndimit që pësoi në përballjen me Cesenan në mesjavë. 31 vjeçari shënoi në minutën e 16-të të fitores së Interit 3-2, por u dëmtua pak më vonë.
Kontrollimet mjekësore kanë treguar se Milito ka tërhequr një muskul në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë në udhëtim te Udinese të dielën, si dhe është në dyshim për takimin e javës së ardhshme me Napolin në Coppa Italia.