E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi merr telegrame urimi nga shumë shtete

Kryeministri i Hashim Thaçi me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka marrë telegrame nga homologë të tij nga shumë shtete. Kryeministrin Thaçi e kanë përgëzuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i Çekisë, Jan Fischer, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Hungarisë, Bajnai Gordon. Në urimet e tyre me rastin e shënimit të dy vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,

 të gjithë kryeministrat përgëzojnë kryeministrin Thaçi për sukseset e qeverisë që drejton në konsolidimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, si dhe vlerësojnë lartë të gjitha përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e institucioneve stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të komuniteteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›