Meta kerkoi qe Klinton te vije ne Tirane ne 2010-n
Ne nje kabllogram te dates 22 janar te 2010s me titull Shqiperia po kerkon bashkesponsore per ministerialin e carmatimit ish-ambasadori i SHBA-se ne Tirane John Withers i shkruan Departamentit te Shtetit se zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem i asaj kohe Ilir Meta i kerkoi qe Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton te marre pjese direkt ose indirekt ne konferencen rajonale qe u zhvillua ne Tirane me 25 mars te 2010-s. Ne kabllogramin e 22 janarit Withers shkruan se shefi i diplomacise shqiptare Ilir Meta u takua me 21 janar me ambasadorin per te formalizuar kerkesen qe SHBA-ja te ndihmoje ne organizimin dhe mbajtjen e konferences ministeriale dyditore per carmatimin dhe demilitarizimin qe do te mbahej ne Tirane me 25 mars. Ne menyre specifike Meta kerkoi pjesemarrjen e Sekretares se Shtetit ne Konference. Pervec pjesemarrjes personale qeveria shqiptare do te ishte e kenaqur qe sekretarja te perfshihej ose ne nje fjalim ne video-konference ose te lexohet nje leter e saj ne samit. Ne kete instance ata gjithashtu kerkuan te pakten ardhjen e nje nensekretari te Shtetit apo asistentsekretarit ne konference. Meta kerkoi gjithashtu qe ambasadat e SHBA-se dhe Shqiperise ne rajon te shperndanin se bashku ftesat per pritjen e ministrave. Me pas u kerkua qe Uashingtoni te jete edhe bashke-sponsor i konferences dhe nese mund te konsiderohej pjesemarrja e Sekretares se Shtetit. MPJ-ja e Shqiperise dhe Ministria e Mbrojtjes per kete do te zhvillojne nje takim te perbashket ministror dyditor me 25 mars. Qeveria shqiptare synon te ftoje ministrat e Mbrojtjes dhe te Jashtem te Greqise Italise Turqise Kroacise Sllovenise Maqedonise Serbise Bosnje-Hercegovines Malit te Zi Rumanise Bullgarise dhe Kosoves. Dita e pare do te fokusohet ne diskutimet e eksperteve dhe me pas do te flasin ministrat qe do te miratojne nje deklarate te perbashket.