BE njeh arritjet e Shqiperise, statusi eshte afer Nga Stefan Fyle
Nese do te me duhej te permendja nje gje qe shume politikane te Bashkimit Europian do t'ia kishin zili homologeve te tyre ne Shqiperi, do te ishte pa dyshim mbeshtetja e patundur e qytetareve shqiptare per integrimin ne BE. Per vite me radhe, tashme, kjo mbeshtetje e shoqerise shqiptare e ka tejkaluar ne menyre qendrueshme 80%, nje rekord qe do te ishte i veshtire per t'u thyer! Kjo tregon qarte se njerezit ne Shqiperi e dine se cfare duan. Ata duan qe Shqiperia te perparoje me vendosmeri drejt anetaresimit ne BE. Ata duan qe politikanet e tyre te arrijne nje konsensus politik qe do ta beje te arritshem kete synim. Ata duan qe reformat ta afrojne edhe me shume Shqiperine me standardet e BE-se dhe nepermjet kesaj te permiresojne cilesine e jetes se tyre. Ata thjesht duan qe endrra e tyre europiane te behet realitet.
Te gjithe e kemi pare qe kjo gje mund te funksionoje. Reformat jane pershpejtuar qe nga nentori i kaluar, kur marreveshja vendimtare mes mazhorances ne pushtet dhe opozites i dha fund nje ngerci te gjate politik. Dialogu mes dy paleve te skenes politike ka rezultuar ne pune te perbashket per reformat kyce, perfshire reformat e rendesishme zgjedhore dhe parlamentare. Miratimi kohet e fundit i ligjit qe kufizon imunitetet e parlamentareve dhe gjyqtareve ka forcuar kuadrin ligjor per luften kunder korrupsionit, duke i dhene te gjithe shqiptareve sinjal se askush nuk eshte mbi ligjin. Mbeshtetja e fuqishme nga mazhoranca ne pushtet dhe opozita per kete ligj eshte nje shenje inkurajuese: kemi pare se kur forcat politike shqiptare punojne se bashku, ato mund te arrijne rezultate te rendesishme. Kjo eshte nje arritje qe BE-ja e njeh. Kjo do te thote gjithashtu se statusi kandidat per Shqiperine eshte i afert, duke e sjelle endrren europiane edhe nje hap me prane.
Sigurisht qe udhetimi juaj nuk mbaron ketu. Rezultatet e arritura deri tani duhen konsoliduar permes perpjekjeve te vazhdueshme per reforma dhe implementimit koherent. Me e rendesishmja eshte qe dialogu i angazhuar dhe bashkepunimi mes dy paleve te spektrit politik duhet te behet nje tipar i perhershem i peizazhit politik te Shqiperise. Kjo do te lejoje vazhdimin e reformave ne fushat paresore. Nese do te zgjidhja vetem tre prej tyre, do te theksoja nevojen per te perfunduar reformen ne administraten publike, per te forcuar gjyqesorin dhe per te luftuar me me efektivitet korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Shqiperia ka arritur te provoje se ndarjet politike, ndonese te thella, mund te kapercehen nese nje objektiv kombetar gjitheperfshires dhe nje vizion i perbashket i bashkon njerezit dhe elitat politike. Kjo i dergon nje sinjal te fuqishem gjithe rajonit te Ballkanit Perendimor, ku Shqiperia ka luajtur nje rol konstruktiv ne bashkepunimin rajonal. Kjo gje duhet te vazhdoje. Shqiperia ka gjithcka qe duhet per te qene nje histori suksesi e BE-se, per sa kohe qe i le udhe te lire potencialeve te saj te plota. Kjo eshte ajo qe uroj per Shqiperine dhe qytetaret e saj, teksa festojme 100-vjetorin e Pavaresise se vendit.
*Komisioner per Zgjerimin dhe Politiken Europiane te Fqinjesise. Ky artikull botohet me rastin e publikimit nga Komisioni Europian te Raportit te Progresit per Shqiperine, me 10 tetor 2012.