“Do të ecim përpara pa u kushtuar vëmendje folklorizmave”
09/07/2009 Meta kundër Ruçit
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka argumentuar arsyet që çuan në bashkëpunimin mes partisë së tij dhe PD-së. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të ardhura nga eksponentë të lartë të PS-së, Meta gjatë një interviste për BBC-në theksoi se “fjalë të tilla si tradhtar janë të denja për një politikan të politikës së re si Gramoz Ruçi. Ka qenë një ndër ekzekutorët kryesorë të skenarit të zotit Rama për asgjësimin korruptiv të LSI-së gjatë këtij procesi zgjedhor. Tradhti është që në këto momente të rëndësishme të inskenosh destabilizim të vendit, siç bën zoti Ruçi, sikurse u përpoq të bënte dhe në Fier pas zgjedhjeve”. Sipas tij, tradhti ndaj së majtës është të vazhdosh ti shërbesh një klike ndërtuesish dhe mafiozësh në PS, sikurse bën Gramoz Ruçi dhe jo të reflektosh për këtë humbje të thellë, e cila më shumë sesa numerike është morale dhe politike, pasi një parti e tërë me vlera shumë të mëdha si PS-ja u bë pjesë e një basti personal të Edi Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me vlerat tradicionale të partisë. Meta u shpreh i bindur se “ne do të ecim përpara pa u kushtuar vëmendje folklorizmave të tilla, sepse besojmë që kjo është rruga që ndihmon dhe PS-në që tu rikthehet atyre vlerave të demonstruara në 18 vjet, por të mohuara gjatë viteve të fundit nga një lidership pa identitet”.