Presionet ndaj PS-së, Tahiri: Padi policisë

Kandiddati fitues i PS-në në Tiranës Saimir Tahiri pritet të depozitojë një padi në prokurori për disa punonjës të burgjeve, të SHKB-së dhe policisë të zonës KZAZ 5 në kombinat. Sipas tij "në 12 qendra votimi vëzhguesit e PS-së janë larguar forcërisht dhe nuk janë lejuar më të vëzhgojnë proçesin zgjedhor, duke cënuar kështu në thelb integritetin e procesit të votimit dhe të drejtën e PS për të monitoruar me vëzhguesit e saj procesin e votimit në këto qëndra". Ai tha se disponon prova se ata kanë ushtuar presion ndaj vëzhguesëve të PS-së. "Në emër të PS-së do të dorëzoj në Prokurori një kallëzim penal për këta persona, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga çdo detyrë publike, të paguar me taksat e qytetarëve si dhe fillimin e ndjekjes penale për dhunën e ushtruar ndaj zgjedhësve, komisionerëve dhe vëzhguesve të PS-së", tha Tahiri.