E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE nuk përzihet në grindjen Turqi-Izrael

Bashkimi Evropian hodhi poshtë akuzat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates, sipas të cilit ngurrimi i evropianëve për të integruar Turqinë në BE, ka ndikuar ne prishjen e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Tel Avivit.

"Bashkimi Evropian ka marrëdhënie shumë të mira si me Turqinë, ashtu dhe me Izraelin dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve nuk kanë lidhje me ato që Bashkimi Evropian ka mes tyre'', theksoi , Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton.

Ajo shtoi se ''përparimi në negociatat e anëtarësimit varen nga progresi i reformave në Turqi''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›