Ahmadinejad në Kinë
Presidenti i Iranit, Mahmut Ahmadinejad, po qendron sot për vizitë në Kinë. Kjo vizitë vjen menjëherë pasi Kina, aleate tradicionale e Iranit, votoi pro sanksioneve në Këshillin e Sigurimit.
Ahmadinejad zhvilloi në Shangai një vizitë që përkon me ''ditën e Iranit'', teksa nuk është parashikuar ndonjë vizitë në Pekin, për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me drejtuesit e shtetit kinez.
Kina, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, votoi për sanksionet ushtarake dhe financiare kundër Iranit.
Irani nga ana tjetër reagoi duke u shprehur i befasuar nga partneri i tij kryesor ekonomik dhe tregtar.
Shefi iranian i organizatës për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi, kritikoi ashpër Kinën për miratimin e kësaj rezolute.
"Jam befasuar nga Kina, që pranoi dominimin e SHBA-së'', deklaroi Salehi, duke theksuar se ky qëndrim do të ketë pasoja në botën myslimane.