SHBA kërkon zgjidhjen e konfliktit në Gazë
Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkoi zgjidhjen e konfliktit të Gazës.
“Duhet të ketë një rrugë e cila do të mundësonte furnizimin më të mirë të popullatës palestineze në Rripin e Gazës, pa e rrezikuar sigurinë e Izraelit”, tha Obama, pas një takimi me presidentin e palestinezëve Mahmoud Abbas në Washington.
"Ne mendojmë se ka rrugë ku mund të përqendrohemi më shumë me pengimin e furnizimit me armë, në vend se të bllokohet menjëherë gjithçka", tha Obama.
Obama paralajmëroi një paketë ndihmash për popullatën civile palestineze në vlerë prej 400 milionë dollarësh.
Ndërkohë Izraeli paralajmëroi një zbutje të lehtë të embargos kundër Rripit të Gazës. Pijet dhe mallra të caktuara ushqimore nga java e ardhshme mund të transportohen sërish për në rajonet palestineze, të kontrolluara nga organizata radikale palestineze, Hamas.
Paratë e premtuara nga SHBA-ja do të përdoren për ndërtime vendbanimesh, shkolla, për ujësjellës dhe në shëndetësi.
Obama e quajti situatën në Gaza “të paqëndrueshme”, dhe theksoi se SHBA do të punojnë së bashku me aleatët evropianë, Egjiptin dhe Izraelin për të gjetur një strukturë të re konceptuale për bllokadën izraelite në Gaza.