BE ofron mbeshtetje por zgjedhja i takon Serbise
Spektri i nje nacionalisti te vijes se ashper si president i Serbise fanitet edhe njehere ne Ballkan. Megjithese Tomislav Nikolic, lideri ne detyre i Partise Radikale serbe, nuk eshte Slobodan Milloshevic, fitorja e tij ne raundin e pare te zgjedhjeve presidenciale perben nje shkak real per shqetesim. Boris Tadic, presidenti aktual pro-perendimor, ka shume per te bere, nese ai do te fitoje balotazhin ne zgjedhjet e 3 shkurtit. Ai, nga vendi i dyte, arriti te munde Nikolicin ne nje raund te dyte te ngjashem balotazhi kater vjet me pare. Por qe nga viti 2004, ndjenja radikale anti -Perendim eshte perhapur, e shkaktuar kryesisht nga debati i flakte per Kosoven.
Serbia ndodhet ne nje pike krize. Me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian qe pergatiten te njohin pavaresine e Kosoves, udheheqja ne Beograd ndodhet ne nje pozicion te veshtire. Rreziku kryesor nuk eshte se Serbia do t'i drejtohet dhunes, megjithese nuk mund te perjashtohen veprimet sporadike nga ekstremistet. Rreziku me i madh eshte se Beogradi do te nderprese lidhjet me Perendimin dhe do te afrohet shume me Rusine.
Demi per interesat e Perendimit do te jete i madh. Madje me i rende do te jete demi i shkaktuar ne rajon: Cfare shprese ekziston per stabilitet ne rajon kur nje vend i drejtohet per mbeshtetje Lindjes ne nje kohe kur vendet e tjera ecin drejt Perendimit?
Kremlini thuajse e ka bere te qarte gatishmerine e tij per te "hyre thelle " ne Serbi me propozimin e Gazpromit per te marre kontrollin e monopolit serb te naftes "NISH', dhe ta lidhe Serbine me gazsjellesin e Rripit Jugor qe ajo ka ne plan. Persa i perket politikes se tij ne Kosove, Bashkimi Evropian ka pak hapesire manovruese. Qendrimi i BE-se eshte me i permbajtur nga kembengulja e saj e drejte qe Beogradi te dorezoje te dyshuarit per krime lufte perpara se Brukseli te angazhohet plotesisht me Serbine.
Por Bashkimi Evropian duhet te beje gjithshka mundet. Ai duhet t'i jape Tadicit shanset me te mira te mundshme per fitore ne raundin e balotazhit, duke nenshkruar tashme marreveshje decisive paraafrimi qe do ta conin Serbine ne rrugen e anetaresimit evropian. Leshimet ndaj ndihmes, tregtise dhe regjimit te vizave duhet te dalin ne pah. Brukseli duhet t'u demonstroje serbeve se ata jane te perfshire ne vizionin e Evropes. Por vendimet e verteta qendrojne tek vete serbet. Ata ose mund ta pranojne humbjen e Kosoves dhe te perqafojne te ardhmen Evropiane ose mund te groposen ne furine e tyre lidhur me Kosoven dhe te zgjedhin mes izolimit dhe bekimit te Rusise. Lideret e tyre ne Beograd mbajne pergjegjesine e madhe per te bere zgjedhjen e duhur.
Marre nga: "The Financial Times"