E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet s'perballojne tarifen 30 mije leke

Studentet e vitit te pare dhe te dyte te Fakultetit te Shkencave Sociale, kane protestuar kunder tarifes prej 30 mije lekesh te reja qe duhet t'i paguajne fakultetit, si takse vjetore. Ata kane pretenduar dje se kjo takse eshte mjaft e larte edhe se fakultetet e tjera te kryeqytetit. Dhjetera studente kane bojkotuar mesimin, duke kerkuar rishikim te kesaj tarife. "Nuk marrim asnje sherbim ekstra ne shkembim te ketyre parave qe japim. As internet nuk kemi, as bibliotekat nuk na bejne pune", kane deklaruar studentet e viteve te para dhe te dyta te Shkencat Sociale. Ata kane paralajmeruar se do ta vazhdojne protesten e tyre deri ne zgjidhjen e problemit, pasi nuk kane mundesi financiare te perballojne tarifa te tilla. Sipas tyre, shpenzimet jane shume te larta po te kihet parasysh edhe blerja e librave, sherbimet kancelarike, konvikti etj. Kesisoj, ata kerkojne me ngulm rishikim te tarifes vjetore te shkollimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›