E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e parashikon nje "incident" te tille

Rregullorja e zgjedhjeve ne universitete nuk e ka parashikuar nje incident te tille, e si rezultat asnjeri prej institucioneve te Arsimit te Larte nuk ishte pergatitur per masat qe merren ne kete rast. Por, ekzistojne dy menyra per zgjidhjen e problemit. E para, ka te beje me nenin 9.16, ku thuhet: "Kur asnje kandidat nuk rezulton fitues sipas pikes 9.15. (33 perqindeshi i votave), brenda nje muaji nga dita e votimit, zhvillohet raundi i dyte i zgjedhjeve midis dy kandidateve me rezultatin me te larte". Megjithate, rasti ne fjale nuk eshte aspak i ngjashem me ate te Bares, per shkak se ai ishte i vetmi kandidat se pari, dhe se dyti, ai e ka kaluar 33 perqindeshin e kerkuar. Rasti ne fjale afrohet me shume me nenin 9, pika 18 sipas te cilit "Ne rast se nuk paraqitet asnje kandidat per nje post te caktuar autoriteti drejtues, zgjedhjet per kete pozicion perseriten pas nje periudhe njevjecare. Keto zgjedhje organizohen sipas procedurave dhe rregullave te percaktuara ne kete rregullore". Kjo, sepse Bare praktikisht nuk eshte llogaritur si kandidat nga ana e MASH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›