E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund ta fitojne republikanet presidencen amerikane tani ?

Nga Steve Holland -
Nje ekonomi e paqendrueshme amerikane, lufta aspak popullore ne Irak, tete vjet ne krye te Shtepise se Bardhe, te gjitha keto bashkohen per te menduar nje fitore te demokrateve ne zgjedhjet e nentorit. A po jo?
Ndoshta, jo.
Shume demokrate dhe eksperte te politikes besojne se demokratet kane nje avantazh te natyrshem kete vit me britmat dhe zhurmat per ndryshime qe kane perfshire te gjithe vendin pas dy mandatesh te presidentit George W. Bush. Deri tani, shenjat paralajmeruese per republikanet jane te dukshme ne shifrat mbi pjesemarrjen ne disa prej betejave te para shtet me shtet per te percaktuar se cili demokrat dhe republikan do te ndeshen ne zgjedhjet e nentorit per te pasuar Bushin.
Ne Iowa, Nju Hempshajer dhe Nevada, pjesemarrja demokrate ka qene sa dyfishi i asaj republikane, duke lene te kuptohet nje nivel me te larte entusiazmi nga krahu demokrat ne ato qe konsiderohen si zgjedhjet me te hapura presidenciale te 50 viteve te fundit. "Mendoj se do te jete nje rruge shume e perpjete per republikanet per shkak te luftes ne Irak, qe po vazhdon ne menyre te njetrajtshme qe prej pese vjetesh dhe qe as i duket fundi, ndersa ekonomia po merr tatepjeten", tha Cal Jillson, profesore e shkencave politike ne Universitetin Metodist te Jugut ne Dallas.
Ne pesedhjete vitet e fundit, e vetmja here kur nje parti nuk e ka leshuar nje mandat te trete presidencial ishte kur republikani Ronald Regan fitoi dy mandate dhe u pasua nga zevendespresidenti i tij, George H.W. Bush, qe eshte larguar nga detyra 15 vjet me pare.
Por ka shume njerez qe mendojne se republikanet mund ta provojne serish shansin historik. Hidhini nje sy per shembull studimit te meposhtem:
Nje sondazh i CNN/Opinion Research Corporation i pyeti votuesit se cili kishte personalitetin dhe cilesite e lidershipit per te qene president. Republikani Xhon Mekejn mori 60 per qind te votave, demokrati Barak Obama 59 dhe demokratja Hillari Klinton 55 per qind.
"Gara presidenciale duket tashme shume e paqarte, madje ndoshta edhe me nje prirje nga republikanet", shkruante Paul Starr bashkebotues i revistes liberale "American Prospect magazine", ne numrin e te dieles te "The Washington Post". "Nese demokratet nuk tregohen te zgjuar, realiste dhe mendjembledhur, ne mund t'ia dalim serish".
FAKTORET NE TE DY KAMPET
Ka shume arsye per te pasur dyshime ne te dy kampet.
Senatorja e Nju Jorkut, Hillari Klinton shikohet negativisht nga nje segment i gjere votuesish, qe s'jane aspak ne ankth te kthejne Klintonet ne Shtepine e Bardhe. Senatori i Ilinoisit, Obama eshte treguar imponues me strategjine e tij te ndryshimit, por ai ka pak eksperience ne politiken e jashtme.
Nga pala republikane, ish-guvernatori i Masacusetsit, Mit Romnei ka eksperience ekonomike si nje kapitalist i suksesshen por jo aq shume ne fushen e sigurise kombetare. Senatori i Arizones, Xhon Mekejn ka nje te kaluar ne politiken e jashtme dhe ate te sigurise kombetare, por nuk eshte ekspert ne ekonomi.
Megjithate, republikanet, mendojne ende se e kane nje shans te mire dhe u pelqeu debati i ashper, ne mos po grindja te henen ne mbremje mes kandidateve kryesues demokrate, Klinton dhe Obama.
"Republikanet duhet te inkurajojne rrjetet televizive te organizojne sa me shume debate, sepse sa here qe ata te dy do te bejne sic bene te henen ne mbremje, keto jane pike per republikanet", tha perpunuesi republikan i stratetegjive Scott Reed.
Forcimi i trupave ne Irak nga Bushi ka siguruar nje lloj stabiliteti ne Irak, duke e hequr luften nga vendi i pare i shqetesimeve te votuesve.
Vemendja e votuesit ndodhet tashme tek ekonomia e vendit, qe kercenohet nga tregu i ndertimeve, duke rrezikuar ta fuse vendin ne nje krize ne vitin e zgjedhjeve.
"Nese ekonomia rreshqet drejt krizes, atehere kjo do te favorizonte demokratet", tha Andy Smith, profesor i shkencave politike ne Universitetin e Nju Hepshajerit.
Por nje fushate lidhur me sigurine kombetare do te favorizonte republikanet, tha ai, e vecanerisht nese republikanet nominojne Xhon Mekejnin, ish-i burgosur lufte ne Vietnam dhe nje kritik i menyres se trajtimit te luftes ne Irak nga Bushi.
Historia e Mekejnit per te kritikuar here pas here institucionet republikane mund ta ndihmoje ate ne fushaten e zgjedhjeve te pergjithshme, mendojne mbeshtetesit e tij.
"Po te shohim dinamikat e historise politike te te shkuares, ky duhet te jete nje vit demokrat", tha senatorja republikane e Karolines se Jugut Lindsey Graham. "Por une mendoj se kohet e pazakonta ne te cilat jetojme do ta sfidojne traditen, dhe per mua eshte e qarte se Xhon Mekejen eshte kercenimi me i madh ndaj shpresave demokrate per te kapur Shtepine e Bardhe".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›