BE pajtohet për bisedime kompromisi mbi planin e shefit të OBT-së
Negociatorë të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet për një plan kompromisi për të shpëtuar bisedimet tregtare, të cilat kanë për objektiv rritjen ekonomike botërore.
Komisioneri për tregëti i Bashkimit Evropian Peter Mendelson tha të shtunën se ishte i kënaqur që shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e përkrahin planin, pas një ngecjeje prej një jave.
Ministrja franceze e tregtisë Ann Marie Idrac tha më herët se vendet e Bashkimit Evropian kishin kërkuar nga zoti Mendelson që të bëjë disa përmirësime në planin e propozuar nga shefi i Organizatës Botërore të Tregtisë Paskal Lami.
Por presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kryeministri italian Silvio Berluskoni shprehën shqetësimet e tyre se vendet e Bashkimit nuk do të përfitojnë nga disa prej propozimeve të bëra.
Vendet e zhvilluara dëshirojnë qasje më të lehtë në tregjet
e vendeve në zhvillim. Ndërkohë që vendet në zhvillim thonë se subvencionet për
fermerët e vendeve të pasura do të dëmtonin fermerët në vendet e tyre, nëse
tregu do të ishte plotësisht i hapur. //bsa//