BE paketë të re sanksionesh për Sirinë
BRUKSEL- Bashkimi Europian ka rënë dakord sot për një paketë të re sanksionesh kundër Sirisë. Sic raporton agjencia e lajmeve Ansa, sanksionet e reja godasin kryesisht sektorin financiar dhe ekonomik, në veçanti transaksionet e Bankës Qendrore Siriane dhe eksportin e metaleve të çmuara, si ari dhe diamanti.
Po kështu ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën masa kufizuese edhe ndaj transportit ajror të mallrave. Ndërkohë për 7 ministra sirianë, që konsiderohen fajtorë për shkeljen e ligjeve ndërkombëtare humanitare, janë bllokuar vizat hyrëse në vendet e BE-së, ndërsa u vendos dhe ngrirja e aseteve të tyre. Kjo është paketa e 12 e sanksioneve që ministrat e Jashtëm të BE-së ndërmarrin kundër regjimit të Damaskut.
(m.a/News24/BalkanWeb)