E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tryezë publike për Rininë, Rama vlerëson nismën e Alternativës Civile

Tiranë- Partia Socialiste mbajti sot tryezën e parë publike për politikat rinore. Gjatë prezantimit të programit të PS-së për të rinjtë, arsimi dhe nevoja për një riformatim të tij u bënë edhe kryefjala e tryezës së sotme.

Në fjalën e tij kreu i PS-së, Edi Rama vlerësoi nismën e shoqërisë civile për zgjedhjen e mësueve nga komuniteti i prindërve dhe tha se kjo nismë ka qënë dhe do të jetë baza e programit të ri të PS-së për arsimin.

Politika më shembullin e saj ka shkatërruar shkollën. Qeveri, mesues dhe prindër duhet të behën bashkë. Unë e pashë me shumë interes një nisëm të fundit që vjen nga shoqëria për përfshirjen e komuniettit të prindërve në përzgjedhjen e mësuesve dhe drejtorëve dhe në mbajtjen në vijëmisë gjykimin për ecurinë e fëmijëve të tyre. Kjo ka qënë që në 2009-ën pjesë e programit tonë madje është edhe sot, dhe nevojitet për të filluar ndryshimin e kulturës sociale në shkollë- tha Rama.

Duke shtuar se më shumë se të paguhen më mirë mësuesit kanë nëvojë për më tepër autoritet dhe mbështetje.

Mësuesit kanë nevojë të trajtohen më mirë si autoritet i pakontestueshëm dhe njëkohëshisht si pjesë e këtij bashkëpunimi me prindërit dhe qeverinë përmes strukturave vertikale- vijoi Rama.

Sipas Ramës qeveria po shtyn të rinjtë drejt universiteteve në pamundësi të opsioneve të tjera, fenomen që po kthehet në një minë me sahat, pasi çdo vit qindra studentë mbarojnë shkollën formalisht dhe në tregun e punës ndihen të paaftë.

“Rinia është çoroditur. Papunësia e thellë liston më shumë të rinj nga 1 milionë të papunët. Universitete janë shndërruar në streha vorfnore”- tha më tej Rama.

Ndërkaq Rama theksoi se shprehja ‘liri barazi vëllazërim’ që qëndrin në themel të shteteve perendimore është rruga drejt vizionit të ri të shoqërisë sonë.

Liri, barazi, vëllarëzim është një shprehje e ngulitur mirë në kulturën e një vendi siç është Franca, është e stampuar në faqen zyrtare të faqes së presidentit francez, është shprehja më kuptimplotë për të synuar një vizion të ri për shoqërinë tonë por në rradhë të parë për trasnformimin e jetës sociale të të rinjve tanë. Liri të barabartë për të gjithë, barazi mundësisht mbi dy shina të palëvizshme, konkurencë dhe vlerësim sipas meritës, dhe vëllarëzim mes të gjithëve si normë bashkëjetese në komunitet dhe të qeverisjes në funksion të mbështetjes të atyre që janë më të mirë- tha Rama.

Sipas PS-së buxheti për sistemin arsimor duhet të zërë minimumi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, dhe jo vetëm 2.7 % që zë aktualisht.

Po ashtu synohet rritja e cilësisë, licensimi i universiteteve private mbi bazën e meritokracisë dhe jo në forma klienteliste. Gjatë prezantimit të programit të saj, PS-ja deklaroi se ka prioritet financimin e një biblioteke të plotë për studentët, që sipas saj ende nuk ekziston.

Ndër të tjera në tryezë u diskutua për integrimin e të rinjve gjithmonë dhe më shumë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive të vendit, çka përben edhe një pritorit të BE-së për të rinjtë.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Avokati i Popullit, Rama: Dëgjesa publike, e shumë mirë organizuar Tiranë- Dëgjesa publike për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është...
  2. Që politika të mos vazhdojë të fusë duart në shkollë (Një ftesë për debat mbi idenë e Alternativës Civile) —-Mentor Kikia— Gjatë fushatave elektorale, këto janë skena të zakonshme....
  3. Rama: Ftohen qytetarët të diskutojnë për programin Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë mbledhjes së...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›