E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE paralajmëron Bjellorusinë

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka paralajmëruar Bjellorusinë se BE-ja do të marrë “masat e duhura” në përgjigje të dëbimit të ambasadorit suedez.

Suedia thotë se Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin e saj, Stefan Erikson, për shkak të takimeve që ai ka pasur me opozitën bjelloruse.

Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, e ka cilësuar këtë hap si “veprim të egër”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, Andrei Savinih, ka thënë se autoritetet bjelloruse nuk kanë dëbuar ambasadorin suedez, “por thjesht kanë vendosur të mos zgjasin akreditimin e tij”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›