E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri do të bëhet idhull i tifozëve

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shkëlqejë me Bayern Munchenin në fazën përgatitore. Kosovari me pasaportë zvicerane brenda 24 orëve ka realizuar tri gola për ekipin bavarez, dy kundër ekipit amator Paulaner dhe një ndaj Kaiserslauternit.

Paraqitjet e shkëlqyeshme të gjilanasit kanë lënë gojëhapur edhe drejtuesit e gjigantit gjerman. Presidenti i Bayern Munichit, Uli Hoeness, tani është i bindur se ylli kosovar do të marrë zemrat e tifozëve bavarezë.

“Atë që kam parë deri tani nga ai, më ka bindur. Shaqiri do të bëhet i adhuruari i publikut”, ka deklaruar Hoeness për mediat gjermane.

Në anën tjetër, holandezi Arjen Robben nuk frikësohet nga paraqitjet e mira që po bën konkurrenti i tij Xherdan Shaqiri. “Është i ri dhe mund të përmirësohet më tepër”, ka thënë Robben. Ky i fundit ka thënë se është e papranueshme të mbetet në bankën rezervë pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të Shaqirit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›