BE për Kosovën: Ruajti stabilitetin
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vlerësuar sot në Bruksel se “në Kosovë është ruajtur stabiliteti, por situata e përgjithshme është e brishtë”, dhe se “sfidat kyçe ende mbeten sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar”.
Ministrat e Jashtëm e kanë përshëndetur mbajtjen e qetë të zgjedhjeve lokale” dhe kanë theksuar rëndësinë e madhe të zbatimit korrekt e të plotë të procesit të mbetur zgjedhor.
Në dokumentin përmbyllës të takimit në Bruksel, thuhet se “sfida kyçe” në Kosovë gjithashtu janë forcimi i kapaciteteve të administratës, mbrojtja e serbëve dhe pakicave tjera, e trashëgimisë fetare dhe kulturore si dhe dialogu dhe mikëkuptimi ndërmjet bashkësive.
Ministrat e Bashkimit Evropain kanë theksuar pritjen që Prishtina të bashkëpunojë me EULEX-in dhe të sigurojë veprimin e këtij misioni në Kosovë.
Këshilli i Ministrave të BE-së gjithashtu e ka përshëndetur deklaratën e Komisionit Evropian për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, duke shprehur kënaqësinë nga propozimi që instrumentet e BE-së të përdoren për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës.
Nga Komisioni Evropian është kërkuar që të marrë masa për të mbështetur përparimin e Kosovës drejt BE-së, ndërsa i është kushtuar kujdes tregtisë dhe vizave, pa i paragjykuar qëndrimet mbi statusin.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë inkurajuar Komisionin Evropian që të mundësojë qasjen e Kosovës në programet e unionit, ta përfshijë Kosovën në kuadrin e mbikëqyrjes ekonomike dhe tatimore, duke i zbatuar komponentat tjerë të programit IPA për përkrahje të procesit të stabilizimit dhe asocimit të Ballkanit Perëndimor.
(e.n/News24/BalkanWeb)