E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina ruan kreun

Pas humbjes të pësuar nga Trepça ’89, Prishtina menjëherë iu është rikthyer fitoreve. Bardhekaltrit të martën në kryeqytet e kanë mposhtur Lirinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtinasit kanë dominuar plotësisht gjatë gjithë ndeshjes dhe me plot meritë i kanë fituar tri pikë të reja, ndonëse rezultati përfundimtar ka mundur të jetë akoma më bindës në favor të vendasve, të cilët krijuan shumë raste të mira shënimi.

Pasi humbjes së penaltisë nga ana e Azem Ahmetit, Prishtinën në avantazh prej 1:0 e ka kaluar goli i bukur prej një kundërsulmi të cilin e ka shënuar Astrit Fazliu në minutën e 25-të të ndeshjes. Ndërsa, rezultatin përfundimtar në 2:0 e ka vënë goli tjetër të cilin e ka shënuar tashmë njëri prej lojtarëve kyç të bardhekaltërve, Qëndrim Sejdiu.

Kjo ishte fitorja e gjashtë e prishtinasve në këtë kampionat dhe me 20 pikë të tubuara mbesin liderë në renditjen tabelore. Kurse, Liria mbetet ende në pozitën e fundit të tabelës me vetëm 6 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›