E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki-moon: Gazetarët përballen me kërcënime të tmerrshme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka dënuar rritjen e numrit të vrasjes së gazetarëve në krye të detyrës.

Ban, në një fjalim të mbajtur në OKB për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, tha se gazetarët tani përballen me “kërcënime të tmerrshme”, ku vetëm gjatë vitit 2011 janë vrarë 60 gazetarë.

Ban tha se një numër i madh i gazetarëve përballen me “frikësim, sulme dhe censurë nga qeveritë e grupet e individëve të fuqishëm”.

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbajti një minutë heshtje për gazetarët e vrarë në detyrë, transmeton REL .

Reporterët pa Kufij thanë se që nga fillimi i vitit janë vrarë 22 gazetarë, 6 blogerë dhe ata që tashmë po quhen “qytetarë gazetarë”.

Grupi thotë se mbi 280 gazetarë dhe blogerë janë burgosur këtë viti, pesë prej tyre në Azerbajxhan, vend ky që do kryesojë Këshillin e Sigurimit në muajin maj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›