Shkojmë në Kinë

Nga Kina e largët po vijnë lajme të mira për kosovarët. Ky shtet anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pavarësisht qëndrimit refuzues ndaj pavarësisë së Kosovës, duket se ka vendosur të lehtësojë udhëtimin e kosovarëve duke u lëshuar viza.
Kina, e cila ka rritjen më dinamike ekonomike në dekadat e fundit dhe që është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës për nga importi, jozyrtarisht ka filluar ta zbusë qëndrimin duke pranuar pasaportat kosovare si dokumente valide.
Express ka mësuar se numri i kosovarëve që po udhëtojnë drejt Kinës është në rritje e sipër. Federata e Pingpongut me gjasë është e para që ka “thyer akullin”, duke marrë pjesë në evenimente sportive në Kinë.
Shkrimin e plote mund ta lexoni ne numrin e sotshem te Gazetes Express...