Makina përplas motorin, plagoset një person

Makina përplas motorin, foto arkiv
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Porcelanit në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Menjëherë i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë edhe ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.L/