E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Abetarja e unifikuar, farsë e Berishës dhe Thaçit. Ata janë kundër bashkimit të shqiptarëve

Share

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se nisma e ndërmarrë dje nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaçi, për një abetare të unifikuar, është një farsë. Sipas tij, gjithë përpjekjet e dy kryeministrave nuk janë gjë tjetër veçse demagjogji, pasi nga njëra anë flasin për abetare të unifikuar, ndërsa nga ana tjetër, sipas Spahiut janë kundër bashkimit të shqiptarëve.

Deklaratat e Spahiut janë bërë nga qyteti i Kukësit, ku Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar programin e vet politik. Gjatë këtij takimi, Spahiu ka akuzuar qeverinë, duke thënë se e ka lënë në mëshirë të fatit Kukësin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›