BE, përpjekje për ndryshimin e Rezolutës serbe
BRUKSEL- Përfaqësuesit e pesë vendeve më të zhvilluara të BE-së, po bëjnë përpjekjet e fundit për të ndryshuar tekstin e projekt Rezolutës së Serbisë të paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ata thonë se në rast të mosndryshimit të qëndrimit, Serbia do të përballet me vështirësi në procesin e integrimeve evropiane.
Autoritetet në Beograd kanë shfaqur pak gatishmëri për të ndryshuar Rezolutën, e cila bën thirrje për hapjen e bisedimeve me Prishtinën edhe për statusin e Kosovës.
Janë pakësuar gjasat që projekt Rezoluta e Serbisë e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, një javë pas mendimit këshilldhënës të GJND-së, të ndryshojë sipas kërkesave të një numri vendesh anëtare të BE-së.
Autoritetet në Beograd kanë paralajmëruar se nuk do të ndryshojnë asnjë pjesë të tekstit të paraqitur në Asamble dhe kanë ripërsëritur qëndrimin se duan hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.
Përfaqësuesit e pesë vendeve të grupit të quajtur “Quint”, kanë kërkuar nga Beogradi që të ndryshojë pjesët e tekstit ku bëhet fjalë për statusin e Kosovës dhe të ndihmojë që Rezoluta të marrë përkrahjen në OKB.
Së fundi një numër vendesh të BE-së thuhet të kenë sforcuar qëndrimin e tyre kundër përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Serbisë, për shkak të mosbashkëpunimit të saj.
Projekt Rezoluta serbe, që bën thirrje për çeljen e bisedimeve për të gjitha çështjet e hapura me Kosovën, mund të përballet në OKB me një tjetër Rezolutë që, siç thuhet, mund të paraqitet në emër të BE-së, duke i pamundësuar Serbisë numrin e votave të mjaftueshme për ta kaluar Rezolutën e saj.
(BBC/BalkanWeb)
Ndërkohë autoritetet në Prishtinë thonë se po i bashkërendojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë dhe kanë shfaqur bindjen se do të shënojnë hapa pozitiv në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.