E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll, Serbi-Greqi, grushta mes lojtareve e spektatoreve

ATHINE- Turneu i basketbollit “Akropolis” ka përfunduar me përleshje në ndeshjen e fundit mes Serbisë dhe Greqisë, e cila është ndërprerë në minutat e fundit për shkak të rrahjes mes lojtarëve.

Kaosi përfshiu dhe 5000 mijë spektatorët e mbledhur në Arenën Olimpike të Athinës kur lojtarët qëllonin me grushta njeri-tjetrin.

Greqia ishte në avantazh 74-73 ndaj fqinjit Serbisë, por në momentin kur Antonios Fotsis ndërhyri ashpër Milos Teodosicin, loja mori tjetër përmasa. Lojtarët e të dyja skuadrave filluan të qëlloheshin me grushta. Nenad Krstic ka qëlluar Fotsisin, ndërsa ishte po Krstic që më pas qëlloi me karrige në drejtim të Sofoklis Schortsianitis, i cili tentoi ta godiste serbin. Më pas lojtarët e të dyja ekipet janë qëlluar me grushte në tunel, para se të ndaheshin.

Sips policisë greke basketbollisti serb Nenad Krstic, është arrestuar si shkaktar të incidentit. Krstic, 27 anni, i cili luan me Oklahoma City Thunder në NBA akuzohet se ka goditur i pari kundërshtarin, Yiannis Bourousis, gjatë ndeshjes. Skandali përbën një nga ndeshjet më të turpshme në evenimentet sportive të të dyja vendeve, të cilat njihen për miqësinë që kanë mes tyre.Që të dyja, edhe Serbia edhe Greqia janë kualifikuar për Botërorin e Basketbollit, Turqia 2010, i cili fillon më 28 gusht.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›