Ekonomi, Celulari i 4-t ende nuk është hedhur ne treg
TIRANE- Shtyhet disa herë afati për futjen në treg të operatorit të katër celular, plus. Korsorciumi që ka marrë licencën duhet të kishte lëshuar sinjalin në fillim të këtij viti, ndërkohë ende nuk ka ndodhur. Shtatori është afati i ri që i është lënë celularit të katër për të hyrë në treg.
Drejtuesit e Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëjnë të ditur se fillimisht u bënë shtyrje të afatit për shtrirjen me sinjal që duhet të bënte Konsorciumi që ka marrë licencën. Kjo u realizua gjë që u realizua vetëm më 8 korrik të këtij viti.
“Ka qenë i parashikuar që operatori do të përmbushte fazën e parë të detyrimeve rreth tre mujorit të parë të këtij viti, por për arsye objective që u morën në konsideratë u realizua një shtyrje për muajin korrik. Më pas Autoriteti verifikoi përmbushjen e detyrimeve dhe rezultoi se ato janë përmbushur” sqaron Rudolf Papa, këshilltar Ligjor në AKEP
Ndërkohë vonesa po konstatohen edhe në marrëveshjet e interkonjeksionit që celulari i Katër Plus duhet të bëjë me operatorët e tjerë të telefonisë. Këto marrëveshje deri tani nuk janë arritur, cka ka bërë që Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe postare të shtyjë sërish afatin deri në shtator.
Në rast se edhe ne shtator, operatorët ekzistues nuk bien dakord për marrëveshjet e interkonjeksionit atëherë AKEP do të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Licenca e katër e telefonisë celulare u fitua nga një konsorcium, pjesë e të cilit është kompania kosovare PTK dhe disa shoqëri shqiptare.