Selmanllari padi penale për Shalsin në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Biznesmeni Rrahman Selmanllari, i përfolur si mik i djalit të vetëm të kryeministrit Sali Berisha depozitoi sot në Gjykatën e Latë padinë penale ndaj deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi. Avokati Genc Gjokutaj depozitoi kërkesën dhe tha për median se Shalsi ka hedhur akuza të pabaza ndaj klientit të tij ndaj duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Pak ditë më pari në sallën e konferencave të PS-së deputeti Shalsi akuzoi Selmanllarin për favorizimin e tij dhe të Arian Tartarit, bashkëshort i deputetes Albana Vokshi nga kryeministri Berisha.
Sipas Shalsit "'Vision Construction sh.p.k, është kompani në bashkëpronësi të zotit Tartari (bashkëshorti i deputetes Vokshi) dhe të një emri të njohur si për opinionin publik, ashtu edhe për kryeministrin. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, apo edhe si përfaqësuesi i interesave të biznesit të familjes Berisha, rezulton të jetë aksioneri tjetër i kësaj kompanie. Dhe këtu duket bashkëpunimi mes të dy aksionerëve", ishte shprehur Shalsi. Sipas tij, emrin e Selmanllarit, opinioni publik e kujtonte shumë mirë dhe në rastin e Gërdecit. "Për më tepër, objekti i biznesit i kësaj firme është tregtimi i karburanteve dhe vajrave lubrifikuese, të cilat prodhohen nga fushat e naftës e gazit që i janë falur me koncesion nga Sali Berisha, Arian Tartarit, për llogari të firmës së tij 'Stream Oil'", - ka vijuar Shalsi në të njëjtën deklaratë për shtyp.
(s.g/BalkanWeb)