Serbi, ish- arkimandriti ortodoks akuzohet për korrupsion
BEOGRAD- Prokuroria e Beogradit ka paditur për korrupsion ish-arkimandritin ortodoks Simeon Vilovski, 47 vjeç, dhe sipërmarrësin Predrag Suboticki, 47 vjeç, nën akuzën për shpërdorim detyre pasi në periudhën 2004 - janar 2010 i kanë marrë 350 mijë euro Kishës ortodokse serbe, njoftojnë sot mediat serbe.
Vilovski, i cili ka gjetur strehim në Greqi dhe ku autoritetet kanë refuzuar një kërkesë ekstradimi të Serbisë, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i peshkopit Artemije, përfaqësuesi i Kishës ortodokse në Kosovë. Ky i fundit u hoq nga detyra disa muaj më parë për shkak të përfshirjes në një çështje parregullsish administrative dhe operacione financiare të paligjshme. Vilovski u përjashtua dhe iu hoq titulli fetar kohët e fundit nga Kisha ortodokse serbe.
(s.g/atsh/balkanWeb)