Rama: Lufta ndaj korrupsionit, farsë, të arrestuarit janë liruar
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se lufta ndaj korrupsionit është një farse dhe se kriza në qeverisje është gjenerator i rrënimit të ekonomisë shqiptare. Në një bashkëbisedim të përjavshëm me gazetarët Rama përmendi raste konkrete të personave të cilët janë arrestuar për korrupsion por që më pas janë liruar dhe pasuria e tyre ka mbetur e pa prekur.
Kryetari i PS-se paralajmëroi se shumë shpejt opozita do të publikojë raste të reja të korrupsionit brenda qeverisë.
Rama përmendi rastin e pasurimit të ministrit Prifti me 1.8 milionë euro në vit dhe përfshirja e deputetes demokrate Albana Vokshi në koncesionin e pasurive të nëntokshme, si “prova të shfaqjes së korrupsionit në qeveri”.
Kreu i PS-së cilësoi si rastin e Vokshit si “Shembull flagrant i një deputeti që është pjesë e një oktapodi koncensionesh të pasurive publike mbi dhe nëntokë” dhe paralajmëron se do të ketë dhe denoncime të reja nga opozita.
“Ky pushtet nuk lufton dot korrupsionin pasi pushteti është vetë pjesë e korrupsionit- nënvizoi Rama.
Sipas kryetarit socialist rritja ekonomike e pretenduar në vitet e fundit është fiktive, ndërsa “borxhi zyrtar real është mbi 60 % ndërkohë që në të vërtetë borxhi është 100% .
RASTET E DENONCUARA SOT NGA RAMA
"Qysh nga viti 2005 e deri tani ata që konsiderohen si zyrtarë të lartë të dërguar para drejtësisë janë kryetari i komunës Golem, i cili pas një dënimi minimal sot është në gjëndje të lirë dhe pasuria e tij rezulton e paprekur. Kryetari i komunës Kashar i cili pas një dënimi minimal sot është i lirë dhe pasuria e tij është e paprekur. Zëvendësministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili u arrestua u akuzua dhe doli nga burgu si i pafajshmë aktualisht drejton Dhomën e Tregtisë dhe vendimi i pafajsisë hedh hije të forta dyshime mbi motivet e arrestimit të tij. Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve i cili u arrestua u akuzua u gjykua dhe sot është i lirë. Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, i cili u përgjua, u arrestua, u gjykua doli nga burgu pas dy muajsh me arsyetimin se ka sjellje të mirë dhe nuk përbën rrezik largimi. Këshilltari i ministrit të Ekonomisë, u arrestua u akuzua dhe u lirua nga burgu pas dy muajsh dhe sot rezulton i zhdukur. Pas disa javësh askush nuk është në gjëndje të thotë se ky njeri është i fshehur apo është tërësisht i zhdukur, ndërkohë nuk është gjykuar ende për akuzën e ngritur ndaj tij. Drejtori i Inspektoriatit teknik në Ministrinë e Ekonomisë, u arestua, u akuzua, u lirua dhe ende nuk është gjykuar për akuzën e ngritur. Drejtori i burgut të Rrogozhinës u arrestua dhe u lirua pasi në qeli nuk mbushej dot me frymë."
(s.g/BalkanWeb)