BE përshëndet Greqinë për miratimin e masave shtrënguese
BRUKSEL, BERLIN - Disa orë pas miratimit marrëveshjes së masave në Greqi, KE dhe Berlini e kanë përshëndetur, duke e vlerësuar si shprehje të "vullnetit të mirë".
Komisionieri për ekonominë Olli Rehn rekomadoi që Greqia të dëshmojë vullnet politik për të zbatuar masat sipas planit të ri të shpëtimit, në interes saj. Zbatimi i programit të kredisë së re është më i preferueshëm për grekët sesa një falimentim çrregullt që do të kishte pasoja katastrofike për strukturën sociale të vendit, tha sot komisioneri Evropian Olli Rehn.
Ai shprehu besimin se Greqia do të nisë në kohë të gjitha masat e nevojshme në funksion të takimit Eurogroup mërkurën. Përveç të tjerash, komisioneri dënoi dhunën e papranueshme që ndodhi në Athinë në kudër të manifestimeve kundër planit shtrëngues.
Në të njëjtën kohë Angela Merkel nëpërmjet përfaqësuesit të saj përshëndeti miratimin e memorandumit të ri nga parlamenti grek.
"Ky votim tregon gatishmërinë e Greqisë për të shkuar drejt reformave të vështira," tha zëdhënësi i Angela Merkel. Ai shtoi se Gjermania kërkon që të "çlirojë forcat prodhuese të Greqisë".