E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike në Rumani tremb BE-në

Reding u shpreh mjaft e shqetësuar evolucionit të shpejtë të situatës, gjatë një konference shtypi para takimeve me kryeministrin rumun, Victor Ponta dhe liderëve të BE-së.

Menjëherë pas shprehjes së këtë shqetësimi nga zyrtarja dhe përfaqësuesja e BE-së, kryeministri rumun, Ponta i konsideroi shqetësimet të pabaza, në një komunikatë të publikuar në Bruksel.

Duke dënuar propagandën politike në nivel evropian, ai u bëri thirrje partnerëve të tij evropianë "të na gjykoni mbi veprimet tona".

Brenda një jave, shumica e qendrës së majtë arriti të pezullojë presidentin e qendrës së djathtë, Traian Basescu, me miratimin e Gjykatës Kushtetuese. Shkarkimi duhet t'i nënshtrohet një referendumi që të jetë i vlefshëm.

“Personalisht, shoh një rrezik të madh në ngjarjet e fundit në Rumani që mund të rrezikojnë progresin e zhvilluar gjatë viteve të fundit", theksoi komisionerja.

Reding nuk përjashtoi personalisht se Komisioni duhej të zhvillonte për disa vite monitorimin e shtetit të së drejtës në Rumani.

Komisioni normalisht duhet të hartojë raportin e tij mbi shtetin e së drejtës në Rumani dhe Bullgari në gjysmën e dytë të muajit korrik. Ky raport është pjesë e Mekanizmit të Bashkëpunimit dhe Verifikimit i ngritur për këto dy vendeve, pas anëtarësimit të tyre në BE në vitin 2007./Start/

                                                                                             2012-07-11 22:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›