E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, plan sekret për shpëtimin e Greqisë

BRUKSEL – Ekziston një plan i vendeve të eurozonës që zbut masat e forta për Greqinë. Kjo do të thotë ulje taksash, reduktim të interesave të borxhit galopant dhe më shumë mundësi financiare për qeverinë e Athinës për të luftuar papunësinë në vend.

Sipas një editoriali të Financial Times, të botuar në greqisht dhe gjermanisht, ekziston një plan sekret i Bashkimit Evropian për shpëtimin e Greqisë dhe se  BE-ja është e gatshme tia shtrijë dorën fituesit të zgjedhjeve, kushdo qoftë ai.

Financial Times citon një burim anonim nga Brukseli, i cili thotë se plani sekret është hartuar sidomos për liderin e konservatorëve të Demokracisë së Re, Andonis Samaras, që sondazhet e fundit e nxjerrin fitues të zgjedhjeve, megjithëse për të formuar qeverinë sërish do ti duhet një koalicion.

Nëse bëhet kryeministër dhe mposht rivalin e tij, Alexis Tsipras, të së majtës radikale dhe do të angazhohej për të respektuar memorandumin e nënshkruar me Trojkën për masat ekonomike, Brukseli do të kujdeset që tua lehtësojë barrën të gjithë grekëve, thotë për  Financial Times zyrtari i Brukselit. Samaras ka mbështetjen e fortë edhe të Berlinit. Editoriali i Financial Times hapet me: Të dashur grekë, votoni me kurajë për reformat, sesa me zemërim kundër ndryshimeve të domosdoshme strukturore.

/M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›