Greqi, televizioni Skai kërcënohet me dy granata dore

Jashtë ndërtesës së televizionit
Dy granata dorë janë zbuluar në studiot qendrore të stacionit grek Skai TV pas një lajmërimi me telefon për planifikim për shpërthim me bombë. Telefonatën kërcënuese e mori koorporata mediatike Katimerini SI e cila zotëron këtë televizion.
Ndërtesa, ku gjenden zyrat e televizionit dhe radios, janë evakuuar ndërsa dy granatat ende nuk janë gjetur. Kërcënuesi nuk ka specifikuar se për çarsye është bërë një gjë e tillë ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Greqia po mban sot zgjedhjet parlamentare të cilat shihen si vendimtare për të ardhmen e saj në eurozonë. Institucionet financiare sghpresojnë që partitë pro-ndihmës të arrijnë të fitojnë zgjedhjet në mënyrë që eurozona të mos tronditet nga një dalje e mundshme e Greqisë nga monedha e përbashkët. /F.S/