E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, mbahet raundi final i zgjedhjeve parlamentare

Francoi Hollande

Në raundin final të zgjedhjeve të përgjithshme, Partia Socialiste e Presidentit Francoi Hollande, pritet të siguroi një mazhorancë të pastër, e cila do ta ndihmojë për të ndërmarrë reformat kundër masave shtrënguese.

Sondazhet e publikuar ende pa u mbyllur fushata tregojnë se Socialistët dhe aleatët e tyre janë drejtë marrjes së kontrollit të dhomës së Ulët në Asamblenë Kombëtare.

Hollande, i cili mundi në garën presidenciale Nikola Sarkozi, u ka kërkuar votuesve që ti japin shumicën e nevojshme që Franca të orientoi krizën e borxheve në Evropë.

Zgjedhjet në Francë janë lënë në hije për shkak të zgjedhjeve në Greqi, rezultati i të cilëve mund të shkaktojë probleme në eurozonë.

Sondazhet tregojnë se Socialistët e Hollande do të marrin 287 deri në 330 vende, që do të jenë të mjaftueshme për të siguruar shumicën ën Asamblenë me 577 vende.

Në raundin e parë Socialistët morën 46% të votave ndërsa 34% shkuan për partinë e Sarkozisë, UMP dhe aleatët e tij. Sipas parashikimeve pritet që UMP të marrë 210 deri në 263 vende. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›