Amy Winehouse, statujë në bronx

Amy Winehouse
LONDËR Një statujë bronxi afër banesës së saj në Londër. Në lartësi natyrale të këngëtares.Janë prindërit e këngëtares që po negociojnë për vendin e monumentit. Babai i këngëtares, Mitch Winehouse, tha se negociatat janë vetëm në fillim dhe se monumenti nuk do të vendoset deri në vitin 2013.
“Për ata që e duan muzikën e saj dhe që e kanë takuar në Camden, do të jetë diçka shumë e veçantë. Monumenti do të bëhet prej bronxit në lartësi natyrale dhe do të vendoset në ballkon, pranë lokalit Roundhouse, tha Winehouse.
Ndërsa vetë ish-shtëpia e saj është vënë në shitje me një çmim prej 4.1 milionë dollarësh (2.7 milionë funte).
/M.A/