BE, plan shpëtimi për Greqinë: “Buxhet komisioneri” për administrimin e taksave nga Brukseli
Eurozona: Vendi duhet të heqë dorë nga sovraniteti buxhetor
Qeveria gjermane kërkon që Greqia të heqë dorë nga sovraniteti mbi taksat dhe vendimet e shpenzimeve për të siguruar një paketë të dytë shpëtimi prej 130 miliardë €, nëpërmjet një buxhet komisioneri. Sipas një shkrimi të publikuar nga “Financial Times”, komisioneri i ri do të ketë fuqinë e vetos për vendimet e marra nga qeveria greke nëse vendimet nuk janë në përputhje me objektivat e vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë.
Kjo do të përbënte një shtrirje të jashtëzakonshme të kontrollit të Bashkimit Evropian mbi një shtet anëtar.
Administratori i ri, i emëruar nga Ministrat e Financave të Eurozonës, do të marrë përgjegjësinë për mbikëqyrjen e “të gjitha blloqeve të mëdha të shpenzimeve”, nga qeveria greke.
“Konsolidimi i buxhetit duhet të vendoset në një sistem të rreptë drejtues dhe të kontrollit”, thuhet në propozim.
“Greqia duhet të pranojë sovranitetin e cunguar buxhetor në nivel evropian për një periudhë të caktuar. Athina do të jetë e detyruar të miratojë një ligj të përhershëm për kryerjen e të ardhurave shtetërore për shërbimin e borxhit “citohet më tej në propozim.
Plani gjerman, qarkulloi të premten pasdite për të informuar zyrtarët e ministrave të vendeve të Eurozonës, të cilët përbëjnë të ashtuquajturin “Grupi i euros së punës”, i cili ka ulur besimin ndërmjet Greqisë dhe huadhënësve të Bashkimit Evropian.
...