E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një pikturë e Hitlerit shitet në ankand për 32 000 euro

BRATISLAVË- Një tablo e titulluar ''Detari i Natës'' pikturuar në vitin 1913 nga Adolf Hitler (1889-1945) u shit sot në ankand për 32 000 euro në Sllovaki, njoftoi shtëpia e shitjeve Darte.
Emri i blerësit nuk u publikua.
Çmimi i hapjes ishte 10 000 euro. Vlera e pikturës ishte përcaktar deri në 25 000 euro, sipas një eksperti cituar nga Darte.
Kjo tablo tregonte një peisazh detar natën nën ndriçimin e plotë të hënës.
"Tabloja u vendos në shitje nga familja e një piktori sllovak që mendohet se është takuar personalisht me Hitlerin në kohën që ai bënte përpjekje të shfaqej si piktor në Vjenë'', theksoi Jaroslav Krajnak, pronar i shtëpisë së shitjeve Darte.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›