E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, telegram ngushëllimi për ish- presidentin Skalfaro

PRISHTINE - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një telegrami dërguar kryeministrit italian Mario Monti, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish- presidentit Oscar Luigi Scalfaro.

Zyra e shtypit të Kryeministrisë bëri të ditur se, kryeministri Thaçi, në telegramin e tij shprehet: Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e ish- presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro, figurë poliedrike e politikës italiane. Oscar Luigi Scalfaro ishte politikan i rëndësishëm demokristian, deputet i parlamentit italian, ministër i qeverive italiane dhe senator i përjetshëm, duke lënë gjurmë me dekada të tëra në skenën politike italiane’.

“Ish- presidenti Oscar Luigi Scalfaro ishte në krye të shtetit në vitet e rëndësishme për Kosovën, 1998 – 1999, kohë që diplomacia italiane luajti rol të rëndësishëm në përkrahjen e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, Ju dhe popullit italian u shpreh ngushëllimet më të sinqerta", përfundon telegramin Kryeministri Thaçi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›